Aktualitet

Vrasja me 3 plumba e 49-vjeçares, arrestohet kunati, ishte fshehur në Peshkopi

26 Shkurt 2019, 10:49 Nga DOSJA
Vrasja me 3 plumba e 49-vjeçares, arrestohet kunati, ishte fshehur

Nga policia është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së Lirie Xhepës, e cila u gjet e pajetë, pas u qëllua me 3 plumba, pranë liqenit të Sharrës në Tiranë më 13 shkurt të këtij viti.

Në prangat e policisë ka rënë Dashamir Xhepa, kunati i viktimës i cili ishte fshehur në qytetin e Peshkopisë.  Pista kryesore për këtë ngjarje të rëndë është ajo e një lidhje intime mes autorit të dyshuar dhe viktimës. Por nuk përjashtohet edhe pista tjetër e konflikteve të pronësisë. Vetë  Dashamir Xhepa e ka mohuar krimin, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.

Për këtë ngjarje nga policia është arrestuar edhe një tjetër person me iniciale M.S pasi akuzohet se ndihmoi Xhepën të fshihej pas krimit të rëndë.

49-vjeçarja qëllua me një plumb në kokë dhe në trupin e saj u konstatuan edhe shenja dhune. Ajo ishte nënë e 4 fëmijëve dhe jetonte e vetme në një shtëpi dykatëshe. Viktimës i kishte vdekur burri dhe ishte e ve. (lexo këtu)

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetases L. Xh., ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës.

Në pranga dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”. Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L. Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehoej.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit D. Xh., dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll