Aktualitet

Protesta kundër traut në Divjakë, banorët gjejnë betonieren në Park (VIDEO)

banorët e shumtë në numër kanë ndaluar para makinerisë ndërsa pranë tyre ndodhet edhe deputetja demokrate Ilda Dhori. 

18 Nëntor 2022, 12:32 Nga a.l
Protesta kundër traut në Divjakë, banorët gjejnë
betonierja në Parkun e Divjakës

DIVJAKË- Banorët kanë ndaluar kalimin e një betoniereje drejt Parkut të Divjakës duke e rrethuar, teksa ishin duke protestuar kundër vendosjes së traut. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al, banorët e shumtë në numër kanë ndaluar para makinerisë së ndërtimit ndërsa pranë tyre ndodhet edhe deputetja demokrate Ilda Dhori. 

Sot është dita e pestë që banorët e Divjakës protestojnë kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut, ndërsa u janë bashkuar edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët./ Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll