Aktualitet

Mbante një kilogram hashash në çantën e shpinës, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në zonën e Materas

19-vjeçar, i cili ishte nga Marconia di Pisticci, u arrestua në flagrancë nga policia me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

18 Nëntor 2022, 13:00 Nga d.a.
Mbante një kilogram hashash në çantën e shpinës,
Droga e kapur

ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është ndaluar për një kontroll në stacionin e trenit Metaponto ku dhe ju gjet rreth një kilogram hashash.

Sipas mediave italiane, 19-vjeçar, i cili ishte nga Marconia di Pisticci, u arrestua në flagrancë nga policia me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Nëse do të hidhej në treg, lënda narkotike e fshehur në çantën e shpinës së të riut, do të kishte sjellë një fitim rreth dhjetë mijë euro.

19-vjeçari u vu në panga dhe u transferua në burg dri në pritje të përfundimit të hetimeve dhe daljes para gjykatës.

arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll