Aktualitet

Përfundon me duartrokitje protesta në Divjakë, qytetarët: Do jemi më shumë në numër nëse vendoset kabina

Deputetja tha se policia po ruan kabinën e ministres Mirela Kumbaro, mirëpo shton se nuk duan që të bëjnë garë me efektivët

18 Nëntor 2022, 12:43 Nga A.B
Përfundon me duartrokitje protesta në Divjakë, qytetarët: Do
Qytetaret

DIVJAKË- Ka përfunduar protesta e banorëve në Divjakë. Banorët dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori paralajmëruan se do të rikthehen sërish për të mbrojtur parkun, nëse rivendoset kabina. Për mediat, deputetja tha se policia po ruan kabinën e ministres Mirela Kumbaro, mirëpo shton se nuk duan që të bëjnë garë me efektivët, ndaj kërkon mirëkuptimin e tyre për ta hequr kabinën nga aty.

'Të hiqet ajo kabinë se prapë na kanë këtu. '- u shpreh një banor.

'Focat policore kanë mbrojtur kabinën e Mirela Kumbaros. Nuk jemi këtu për të bërë garë me policinë. Jemi këtu për t'i thënë Shqipërisë se do jemi këtu në rast se do ketë një ri-tentim. Tani mund të shpërndahemi. Do rikthehemi nëse do ketë një ritentim. Thirrja është për policinë se në rast se e vendosin traun ne do të vijmë këtu. Nuk do të ndodhë kurrë, siç fermerët kanë lënë punën e tyre në aera, ashtu dhe ne do të jemi këtu të gjithë bashkë dhe shumë më tepër në numër. '- tha Dhori, fjala e së cilës u shoqërua me duartrokitje nga banorët.

Në ditën e pestë të protestës, përveç qytetarëve po marrin pjesë edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët.

 

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll