Politike

Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile, Rama: Një hap më pranë BE-së

Kreu i Qeverisë Shqiptare, shprehet falenderues ndaj komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje do të ishte ende e parealizuar.

18 Nëntor 2022, 12:42 Nga A.B
Shqipëria pjesë e mekanizmit europian për Mbrojtjen Civile, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e quan hap më pranë Bashkimit Europian, anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në Mekanizimin Europian të Mbrojtjes Civile. Në një postim të bërë në rrjetin e tij social, Rama thotë se vendi ynë i plotëson të gjitha kushtet për të qënë pjesë e këtij mekanizmi, i cili vë në lëvizje mbrojtjen europiane. 

Kreu i Qeverisë Shqiptare, shprehet falenderues ndaj komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit thotë Rama se kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar.

POSTIMI I RAMËS:

Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtarë me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar.

Komisionierit Europian për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarçiç, firmosi marrëveshjen në ambientet e COD me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Ai përmendi tërmetin dhe zjarret me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit duke thënë se njësitë europiane iu gjendën menjëherë pranë për t'i ndihmuar.

“Shqipëria tani është e integruar plotësisht në familjen europiane të mbrojtjes civile. Është anëtar i Mekanizmit për Mbrojtjen Civile. Kjo është e rëndësishme pas tërmetit 2019, zjarreve të këtij viti, ne e dimë që do të ketë fatkeqësi në të ardhmen sërish dhe me disa prej tyre mbase nuk do ia dalin dot të vetëm. Shqipëria është një nga vendet të preken nga ndryshimet klimatike. Këto impakte të ndryshimeve po rriten siç e shihni me sezonin e thatë, temperaturat e larta, zjarret në pyje etj. Kjo bën shumë sens që të bashkojmë kapacitetet dhe t’i përballim bashkë. Shqipëria është përballur me tërmet në 2019 dhe kërkoi mbështetje, mekanizmi i njësive europiane shkoi të asistonte. E njëjta ndodhi në verë. Kjo nuk do të ndryshojë dhe Shqipëria do të ketë mundësi të marrë mbështetjen tonë. Shqipëria do të përdorë më shumë pajisje ekspertize dhe të ndërtojë mbrojtjen e saj civile. Të gjithë do të punojmë bashkë për këtë se do të shpëtojë shumë jetë dhe shumë para”, tha Lenarçiç.

Mekanizmi  i mbrojtjes civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore.

edi rama janez lenarcic

Sondazh

Poll