Politike

Miratohet ndryshimi i ligjit, Çuço tregon si do të bëhet vettingu në Policinë e Shtetit

Ky rishikim i ligjit, sipas Çuçit është propozuar pas një analize të mirëfillte dhe serioze është propozuar pas një analize të imtësishme dhe mjaft serioze të rezultateve të matshme.

18 Nëntor 2022, 12:10 Nga A.B
Miratohet ndryshimi i ligjit, Çuço tregon si do të bëhet
Bledi Çuçi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë në mesnatë ndryshimin në ligjin për Vettingun në policinë e Shtetit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë fjalës në Kuvend shpjegoi mënyrën e re të kryerjes së këtij procesi. Ai u shpreh se organizimi do të ketë qëllim kufizimin e subjekteve të cilat do të përqëndrohen në nivelet menaxheriale. 

Ky rishikim i ligjit, sipas Çuçit është propozuar pas një analize të mirëfillte dhe serioze është propozuar pas një analize të imtësishme dhe mjaft serioze të rezultateve të matshme.

Organizmi monitorues antikorrupsion dhe padiskutim më seriozi brenda Këshillit të Europës, në raundin e fundit të vlerësimit të integritetit në institucionet ligjzbatuese në Shqipëri, rekomandoi rishikimin e ligjit, citoj 'me qëllim kufizimin e subjekteve duke u përqëndruar tek nivelet menaxheriale, në strukturat me risk të lartë korrupsioni, në rastet e ngritjes në detyrë, të ecurisë në karrierë dhe rritjes në gradë'. Në fund të muajit, delegacioni shqiptar do të raportojë në Këshillin e Europës për përmbushjen e këtij rekomandimi”.

Numri i lartë i punonjësve që ishte menduar se duhet të nënshtroheshin Vettingut, rreth 12 mijë, në një farë mënyre krijoi një situatë konfuze, veçanërisht në Policinë e Shtetit, ku ishte dhe numri më i madh. Flisnim për një proces ku afati fundor ishte i paqartë, me riskun e tejzgjatjes përtej logjikës institucionale, një proces që po rezultonte jo efiçent dhe që rrezikonte të cënonte besimin jo vetëm tek subjektet e ligjit, por mbi të gjitha besimin tek publiku”, deklaroi Ministri i Brendshëm.

Ministri tha se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të jetë struktura përgjegjëse për vlerësimin në radhët e Policisë, Gardës dhe vetë Agjencisë, ndërsa periudha e vlerësimit do të fillojë nga viti 2008 në vijim.

“ILDKPKI, si intitucioni më i specializuar do të bëjë vlerësimin pasuror, duke rritur besueshmërinë e procesit. Është shtuar gjjithashtu detyrimi i subjektit për testin e narkotikëve, si dhe dhënia e mundësisë për strukturën ku bën pjesë subjekti. Shtimi i barrës së provës për subjektin, si element i rëndësishëm i çdo hetimi administrativ”, tha ministri Çuçi.

bledi cuci vettingu ne policine e shtetit

Sondazh

Poll