Politike

9 vite në pushtet "shkatërrojnë" memorien e Ramës, si premtonte se s'do merrte nxënës në mitinge, sot ndjek shembullin e Berishës

Të gjitha shkollat do të braktisin mësimin dhe janë organizuar të jenë prezente për takime e kryeministrit Edi Rama në këtë qark.

18 Nëntor 2022, 11:25 Nga k.m.
9 vite në pushtet "shkatërrojnë" memorien e Ramës,
Edi Rama

VLORË- Edi Rama ka shkuar në Vlorë, e kaq mjafton për të ndaluar çdo aktivitet normal. Përshembull, shkollat. Të gjitha shkollat do të braktisin mësimin dhe janë organizuar të jenë prezente për takime e kryeministrit Edi Rama në këtë qark. Madje "FaxNeës" ka zbuluar se në takimin që do të zhvillohet sot, janë mbledhur nxënësit e të gjitha shkollave të Vlorës, Orikumit dhe Novoselës, të cilët kanë deri në orën 9.30 që presin.


Sot e kanë të ndarë që nuk do të zhvillojnë asnjë orë mësimore për ditën e sotme, edhe pse takimi i Ramës me ta është parashikuar në orën 13.00, nxënësit duket se janë detyruar që të shkojnë 5 orë para për ta pritur. Megjithatë për kameran nxënësit nuk flasin shumë, madje mohojnë se kanë lënë edhe orët e mësimit. 

Për takimin e sotëm nuk do të kishte asnjë problem nëse do të ishte një komunikim të rëndësishëm për gjimnazistët, por në fakt, Rama ka rënë brenda me "fjalët e veta". Në vitin e largët 2013, kur ishte ende në opozitë, Rama dilte nëpër televizione dhe pretendonte se e kisgte shumë zët përdorimin e fëmijëve për politikë. Ashtu siç bënte kundërshtari i tij politik atëherë dhe sot, Sali Berisha. 

Edi Rama: Pas 23 qershorit, nuk do ketë më nxënës në mitingje

Madje shkoi edhe më tej. Kryetari i opozitës, Edi Rama, tha se nxjerrja e nxënësve në mitingje duhet të konsiderohet si vepër penale. Teksa sulmoi mazhorancën se detyron nxënësit e shkollave të marrin pjesë në mitingje, Rama tha se kjo praktikë e shëmtuar do të marrë fund pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, kur e majta do të vijë në pushtet. 

“Nuk duhet që nxënësit e shkollave të vihen në rresht dhe të shkojnë në mitingje të konsiderohet vepër penale. Një drejtor që merr me zor mësuesit dhe nxënësit dhe i dërgon në miting, duhet të çohet në burg dhe mos të trajtohet si militant”, tha Rama. Rama vuri në pah faktin se në Shqipëri fëmijët trajtohen me të njëjtën barbari, duke kërkuar që të luftohet cinizmi.

(Edhe këtë deklaratë do ta kishim shoqëruar me një video, por për çudi nuk gjendet asnjë e tillë në kanalin më të njohur në të gjithë botën "Youtube")

Megjithatë edhe ky si shumë premtime të tjera...është harruar nga koha. 

A ka dalë ndonjë vendim nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi për këto orë të humbura? Se ka një "ligj" që i kufizon paska.

“Ndërprerja e veprimtarisë së institucioneve arsimore në të gjithë vendin ose në zona të caktuara propozohet nga njësia bazë e qeverisjes vendore ose Ministria e Shëndetësisë dhe miratohet me vendim të posaçëm të ministrit,”- thuhet në pikën 10 të dispozitës arsimore, duke ngritur të tjera pyetje.

Pika 11, shkon akoma më tej.

“Titullari i DAR/ZA-së i propozon ministrit mënyrën e kompensimit të kohës së humbur nga ndërprerja e mësimeve,”- thuhet në pikën 11. Si do kompensohen këto orë dhe pse? Pse duhet të kufizohen nxënësit nga mësimi sepse Rama do miting?

edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll