Politike

SKANDALI me bitcoin/ Berisha ZBËRTHEN mashtrimin tek 'call centrat': Kanë vjedhur 2.2 mld €, kanë një super-ekspert, emrat do i nxjerr shumë shpejt

Sali Berisha tha se të gjitha paratë e marra nga mashtrimi me bitcoin-s, dërgoheshin në Dubai dhe se pronari i tyre ishte vetëm "klani Rama-Josifi".

18 Nëntor 2022, 12:30 Nga k.m.
SKANDALI me bitcoin/ Berisha ZBËRTHEN mashtrimin tek 'call
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “mafizoze dhe monstruoze” skemën e funksionimit të call centera-ve të bitcoin në Shqipëri, madje ka zbuluar edhe detaje që nuk diheshin deri më sot. Në konferencën e përjavëshme për shtyp, kryedemokrati Sali Berisha tha se pas kësaj skeme qëndron Rama-Josif dhe qytetarëve evropianë u janë vjedhur 2.2 miliardë euro. Po ashtu, ndër të tjera, Berisha tha se të gjitha paratë e marra nga mashtrimi me bitcoin-s, dërgoheshin në Dubai dhe se pronari i tyre ishte vetëm "klani Rama-Josifi". Madje aludoi se kryeministri Edi Rama prandaj e kishte shkarkuar ish-kryepolicin Gledis Nano.

"Në Shqipëri, call centre-t janë nën mbrojtjen e Olsi Ramës. Ka nisur një hetim i madh që me telefonatat e tyre ftonin investitorë që të investonin në bursë, në këtë apo atë sektor. Nëse hetimi i SKAP-it të partisë vazhdon, janë në mburojë të plotë call centre që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale të një lloji tjetër. Një grabitje monstruoze në vend të tjera. Këto nuk kontrollohen nga askush, nuk guxohen që të t'u afrohen. Amant Josifi është kreu i Meduzës së kësaj afere. Këta u kërkojnë qytetarëve europianë që të blejnë bitcoin, e këta do ua konsideorjnë me një vlerë 20% më të lartë. Kanë një aplikacion dhe u thonë blijeni dhe vendoseni në këtë kuletë dixhitale. Kujtojnë se e kanë por nuk kanë asgjë më. Kam emra e mbiemra por do iu njoftoj në vijimsi. Këto bitcoin, paralarësit, u ofrohen. Është një person superekspert, që nuk po ia nxjerr emrin për të mos prishur punë tek ekspertët europianë. Se nuk është vetëm kaq. Ky person është i specializuar. Bitcoin përfundojnë te depozituata në E.B.A. Edhe këto që ka rrjeti Rama-Jofisi. Olsi bën protektorin. Janë të qetë se qeveria i mbron. SKAPI i partisë merret me atë hetim të bursave. Këtu nuk hyn dot. Teprica e Bitcoinëve, përfundon sërish në Dubai. Sa është gjer tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 mld euro. Hetuesit e huaj po pengohen nga SKAPI i partisë. Unë besoj se arrita ta zbërthej këtë skemë monstruoze. është veprimtari kriminale, e dënueshme për të cilën në unison, mendohet se padrino është Olsi Rama. E përcolli Gledis Nanon me pretekstin që më spiunoi në ambasadë. Nëse ai u thotë veprimtarinë kriminale të zyrtarëve, atëherë ai meriton dekorata. Unë se njoh fare, por di që ai ishte bërë problem se në skenën e hetimit ishte dhe Olsi Rama,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij. 

sali berisha berisha 18 nentor 2022

Sondazh

Poll