Politike

Nuk firmosi kërkesën e dorëzuar në GJK për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj për Dosja.al: Mjaftojnë vetëm 14 nënshkrime

Për Dosja.al, deputeti Enkelejd Alibeaj tregoi se për çështje të tilla mjafton që të jenë nënshkrimet e 14 deputetëve, ndaj nuk hodhi firmën e tij.

18 Nëntor 2022, 12:15 Nga A.B
Nuk firmosi kërkesën e dorëzuar në GJK për mandatin e
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar për Dosja.al se përse firma e tij nuk ishte në mesin e deputetëve që dorëzuan kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e ministres Olta Xhaçka. I kontaktuar nga Dosja.al, deputeti tregoi se për çështje të tilla mjafton që të jenë nënshkrimet e 14 deputetëve, sipas nenit 70/4. Ai shtoi se nuk e pa të nevojshme që të nënshkruajë kur u arrit numri. 

'Pershendetje! Ju falenderoj per interesimin. Sipas Kushtetutes dhe Rregullores se Kuvendit, per te derguar nje ceshtje te tille ne Gjykaten Kushtetuese duhen vetem 1/10 (pra mjaftojne 14 nenshkrime deputetesh). Neni 70/4 i Kushtetutes e parashikon kete gje. Keshtuqe eshte i panevojshem nenshkrimi i deputeteve te tjere. Besoj se eshte e qarte. Gjithe te mirat- tha Alibeaj për Dosja.al.

Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për mocionin e heqjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo u bë pasi dje, gjatë seancës maratonë në Kuvend, me 73 vota kundër dhe vetëm 21 pro (të opozitës), Kuvendi i Shqipërisë hodhi poshtë raportin e opozitës për pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të Xhaçkës.

Nga ana tjetër edhe grupi tjetër i deputetëve të PD-së së udhëhequr nga Sali Berisha ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, por me firmën e Agron Shehajt, si një prej denoncuesëve të çështjes së investitorëve strategjikë.

PD depozitoi në Kuvend kërkesën për t’i hequr mandatin deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas saj, bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik nga qeveria si dhe ka përfituar nga pasuritë shtetërore. Ishte deputeti i PD-së, Agron Shehaj ai që doli në një konferencë për shtyp, ku denoncoi se familja e ministres po përfiton nga pronat në bregdet, duke ua 'dhuruar' familjarëve të saj.

enkelejd alibeaj mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll