18 Nëntor 2022, 12:20
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një paralajmërim për të gjitha kompanitë që po mendojnë që të përfshihen në atë që ai e quan si aferën e portit të Durrësit. Në fjalën e tij, numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga selia blu tha se të gjitha kompanive që u del emri, do futen në "black list" e PD-së. Megjithatë nuk sqaroi se për çfarë do të futen në listën e zezë dhe si do të ndikojnë kjo gjë në punën e tyre si kompani në rast se demokratët vijnë në pushtet.
"Bëhet gjithçka për të mbrojtur Edi Ramën dhe aferat e tij. Edi Rama mbrëmë paraqiste Eagle Hill si kompaninë që do të ndërtonte Manhattanin në Zagreb. Ajo histori është mbyllur dy vite më parë nga historia e Zagrebit. është flakur. Përveç kësaj, kryetari kishte hapur garën se nuk e kishte të veten kompaninë. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetari nuk mund të pranojë të qëndrojë duarkryq ndaj këtyre akteve, ndaj PD do të përdorë të gjiitha format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë shqiptarët. është më e çmuar se çdo pronë publike në këtë vend. Ne do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Paralajmëroj se çdo kompani që do të marrë pjesë në këtë projekt do të futet në "black-list". Mos të shndërrohen si shushunja për të marrë pronat e shqiptarëve sepse po regjistrohen nënkontraktorë në Durrës,"-tha Sali Berisha.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, përveç kontratës së ndërmarrjes së Edi Ramës. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron. SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Është më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Edi Ramës. Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus për një ndërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë. Një sipërmarrje që merr bonusin dhe vetëkrijohet tetë muaj më pas. Por, i kapur përfundimisht si drejtues i një organizate kriminale të djegësit, ai vazhdon në parimin e krijimit të dominancave me afera të tjera shumë më të mëdha. Për të besuar se kështu do i mbyllë dhe do i vendosë në harresë, palë palë. Unë jam këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit, të cilët hodhën në kosh të plehrave, Manhatanin e Eagle Hills. Një kompani, nga më obskuret, një kompani, e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, dhe të lidhur të gjithë me Lukashenkon dhe Vuçiçin. Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë Eagle Hills si kompaninë që do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, në një kohë kur qytetarët e kishin hedhur në kosh projektin. Shikoni ku e çon babëzia për Portin e Durrësit, që të mashtrojë publikisht. Përveç kësaj, kryetari i Bashkisë së Zagrebit kishte hapur garë, se nuk e kishte të veten kompaninë. Kurse Rama nuk hap garë, se e ka të veten kompaninë. 60 përqindëshin e ka të veten. Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike. Ndaj dhe PD do përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët. Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë. Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani. Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori.
sali berisha berisha 18 nentor 2022
Politike
18 Nëntor 2022, 12:15
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar për Dosja.al se përse firma e tij nuk ishte në...
Politike
18 Nëntor 2022, 12:10
A.B
Bledi Çuçi
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmë në mesnatë ndryshimin në ligjin për Vetti...
Politike
18 Nëntor 2022, 11:42
A.B
Oligert Muçllari
TIRANË- Një tjetër demokrat prezanton kandidaturën e tij për Primaret në PD. Oligert Muçllari ...
Politike
18 Nëntor 2022, 11:25
k.m.
Edi Rama
VLORË- Edi Rama ka shkuar në Vlorë, e kaq mjafton për të ndaluar çdo aktivitet normal. Përshembull, shkollat...
Politike
18 Nëntor 2022, 11:21
A.B
Sali Berisha, Olta Xhacka, Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar ditën e sotme dy padi të ndryshme, nga Partia Demokratike...
Politike
18 Nëntor 2022, 11:18
k.m.
Nazlie Laçi
TIRANË- Nazlie Laçi prezantoi kandidaturën e saj në Primare për Bashkinë e Hasit. Në deklaratë...
Politike
18 Nëntor 2022, 10:45
A.B
Bedri Qypi
TIRANË- Bedri Qypi ka prezantuar ditën e sotme kandidaturën për parimaret në Partinë Demokratike, për Bashkin...
Politike
18 Nëntor 2022, 09:50
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Dje, kryeministri Edi Rama, i vënë prej javësh përballë akuzave se po fal portin e Durrësit për t...
Politike
18 Nëntor 2022, 09:38
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën p...
Politike
18 Nëntor 2022, 09:26
A.B
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për ...