Aktualitet

Dita e 5-të/ Nis protesta kundër traut në Divjakë, banorët mblidhen para bashkisë

Deri më tani raportohet se protesta ka nisur paqësisht dhe nuk ka patur  incidente, pasi në bashki nuk kanë mbërritur ende forcat policore. 

18 Nëntor 2022, 10:44 Nga a.l
Dita e 5-të/ Nis protesta kundër traut në Divjakë,
FOTO ILUSTRUESE

DIVJAKË- Ka nisur dita e 5-të e protestës nga banorët e Divjakës kundër vendosjes së traut në hyrje te Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta. Banorët janë mbledhur fillimisht në qendër të qytetit dhe më pas janë zhvendosur në sheshin para bashkisë për të ecur më këmbë drejt parkut. Deri më tani raportohet se protesta ka nisur paqësisht dhe nuk ka patur  incidente, pasi në bashki nuk kanë mbërritur ende forcat policore. 

Ndryshe nga protesta e djeshme, ku situata agravoi pasi banorët bënë rezistencë madje edhe zhvendosën traun i cili ishte në proces ndërtimi. Ndërkohë Ministria e Turizmit pas kundërshtimit të banorëve për vendosjen e traut dhe konfliktimit me policinë në një njoftim ka bërë me dije se tarifa do të jetë vetëm për turistët që frekuentojnë zonën e jo për banorët e zonës./ Dosja.al

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll