Aktualitet

Vrau gruan me çekiç në prani të fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për Gëzim Allën

Krimi u krye brenda shtëpisë së çiftit në Pove del Grappa, në zonën Bassano, në provincën e Vicenzës.

18 Nëntor 2022, 10:46 Nga d.a.
Vrau gruan me çekiç në prani të fëmijëve,
Dorina dhe Gezim Alla

ITALI- Është kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për muratorin shqiptar 52-vjeçar Gezim Alla, i cili më 18 prill 2021 vrau me çekiç bashkëshorten e tij 39-vjeçare Dorina Alla.

Sipas mediave italiane, Kjo është kërkesa e prokurores publike Alessandra Block drejtuar gjyqtarëve të Gjykatës së Asizeve të Vicenzës, e formuluar dje më 17 nëntor pas më shumë se dy orësh aktakuzë. Krimi u krye brenda shtëpisë së çiftit në Pove del Grappa, në zonën Bassano, në provincën e Vicenzës. Vrasja e Dorinës ndodhi teksa fëmijët e çiftit ndodheshin në shtëpi, të mbyllur në dhomën e gjumit. Sipas rrëfimit të autorit të mbrojtur nga avokatja Chiara Bellini, vrasja është shkaktuar nga disa fraza ofenduese të gruas së tij, e cila pasi e ofendoi, e pështyu.

Për konsulentin e caktuar nga gjyqtarët për të kryer një vlerësim psikiatrik, Alla në kohën e vrasjes do të kishte zotëruar plotësisht aftësitë e tij mendore dhe për këtë arsye i atribuohej plotësisht vrasja me dashje. Pala civile, e përfaqësuar nga avokati Dario Lunardon, i cili mbron dy të miturit, kërkoi një shumë të përkohshme prej 200 mijë eurosh në total, për të mundësuar kështu aksesin në një fond shtetëror që siguron dëmshpërblim për viktimat e dhunës.

gëzim alla dorina alla shqiptari vret gruan ne itali policia italiane

Sondazh

Poll