Politike

FOTO/ Verë e salçiçe, Vuçiç poston foton nga restoranti: Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, s'i rezistova dot...

Pa kravatë dhe veshje jo formale Vuçiç shfaqet me një gotë verë në dorë në pritje të homologëve të tij. 

17 Nëntor 2022, 20:53 Nga e.k
FOTO/ Verë e salçiçe, Vuçiç poston foton nga
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka postuar një foto ndryshe në Instagram teksa shfaqet në një lokal duke pritur kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçeski. Pa kravatë dhe veshje jo formale Vuçiç shfaqet me një gotë verë në dorë në pritje të homologëve të tij. 

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd ku po merr pjesë në një konferencë Rajonale në Beograd e cila organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë për bashkëpunim në fushën e energjisë. Të pranishëm në samit ishin kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija. 

konferenca per energjine ne beograd edi rama në beograd aleksander vucic

Sondazh

Poll