Politike

Trau tek Parku i Karavastasë/ Dhori: Shteti vjedh qytetarët! VKM e miratuar kundërshton vendimin e Gjykatës. Nuk ndalemi

Dhori tha se ministria ka vite që vjedh qytetarë pasi sipas saj u merr para turistëve dhe vizitorëve dhe nuk jep kupon tatitomor. Sipas saj vetëm në vitin 2020 janë grumbulluar 21 milion lekë që nuk dihet se ku kanë shkuar.

17 Nëntor 2022, 20:41 Nga e.k
Trau tek Parku i Karavastasë/ Dhori: Shteti vjedh qytetarët! VKM e
Ilda Dhori

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori gjatë fjalës së saj në Kuvend u ndal te protestave e banorëve të Divjakës të cilët kanë protestuar ditën e sotme kundër vendosjes së traut në hyrje të Parkut Kombëtar i Karavastasë. Dhori tha se ministria ka vite që vjedh qytetarë pasi sipas saj u merr para turistëve dhe vizitorëve dhe nuk jep kupon tatitomor. Sipas saj vetëm në vitin 2020 janë grumbulluar 21 milion lekë që nuk dihet se ku kanë shkuar.

Ilda Dhori. Parku Kombëtar Divjakë Karavasta vjel të ardhura ose më saktë vjedh se mer para pa një kupon tatitmor. Shtetit kërkon kuponin tatimor dhe vjedh qytetarët, ata që vizitojnë begdetin apo kullën, ju vjedh para. Merren prej vitesh para për parkimet, në 2020, 21 milion ju thoni se doni të rrisni qëndrueshmërinë duke ia dhanë privatit dhe bllokoni kalimtarët që duan të hyjnë në park. Nuk e di sa ikin në xhepa por këto kanë shkuar në buxhet, ku janë? Janë më shumë se këto janë sezonale. Parku vazhdon të jetë i paprekur është siç e ka bërë natyre dhe ju nuk do ta pushtoni. Ekziston një vendim gjykata që traun e 8 viteve më parë e  ka shpallur të jashtëligjshëm. Çfarë bën qeveria, miraton një VKM për zonat e mbropjtura, kjo VKM vendos një biletari në hyrje, pra do të vjedhë shqiptarët me një origjinë finale. VKM është në kundërshtim me vendim e gjykatës së Lushnjes, se bllokon kalimin në plazhin publik. Do vazhdojmë me banorët, ne do ta fitojmë këtë kauzë se është kauzë e drejtë, kauza e frymëmarrjes, oksigjenit, ne kauzën e oksigjenit do ta fitojmë. Qytetarëve iu interson frymëmarrj amë shumë se servilizmi ndaj jush. Qëndresa ka qenë në rritje dhe nuk do të lejohet një vjedhje e tij. 

seance plenare 17 nentor 2022 ilda dhori

Sondazh

Poll