Politike

Kim: Do kemi shumë investime amerikane kur të pastrohen gjykatat e të hiqet ndikimi kriminal…diçka ndjej në ajër

Ajo tha se SHBA synon të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë në demokraci dhe gjithashtu në fushën e biznesit, por thelbësore sipas saj është heqja e ndikimit kriminal dhe politik në ekonomi.

17 Nëntor 2022, 20:50 Nga F.M
Kim: Do kemi shumë investime amerikane kur të pastrohen gjykatat e
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se në Tiranë do të rriten investimet amerikane, kur gjykatat të pastrohen. E pranishme në mbledhjen e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim deklaroi se reformat në Shqipëri po funksionojnë dhe vetëm funksionaliteti i tyre do të sjellin gjithmonë e më shumë investitorë amerikanë. Ajo tha se SHBA synon të forcojë bashkëpunimin me Shqipërinë në demokraci dhe gjithashtu në fushën e biznesit, por thelbësore sipas saj është heqja e ndikimit kriminal dhe politik në ekonomi.

Fjala e Kim:

Duam të forcojmë bashkëpunimin shqiptaro-amerikan në demokraci dhe veçanërisht në fushën e biznesit. Ne e dimë që për të krijuar më shumë lidhje mes ekonomisë së SHBA dhe Shqipërisë duhet të kemi një mjedis biznesi të hapur, transparent dhe konkurrues. Dua të veçoj disa nga arritjet tona. Biznesi dhe shoqëria shqiptare kanë rëndësi. Globalizimi ka sjellë përfitime për SHBA-në. Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë e kanë bërë të qartë. SHBA i ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Shqipërisë. Bizneset amerikane po investojnë në Shqipëri më shumë se kurrë më parë. Eksportet drejt shteteve të Bashkuara u rritën me 36%. Në partneritet me bizneset amerikane, Shqipëria po bëhet udhëheqëse për energjinë. Ju i dini projektet që janë duke u konsultuar, siç është Skavica dhe shpërndarja e gazit natyror të lëngshëm. Po vijmë në një kohë që është tejet e rëndësishme ndërsa përballemi me sfida të reja që janë edhe sfida të vjetra. Të gjithë i kemi parë lajmet që prej 24 shkurtit, kur Rusia pushtoi Ukrainën pa asnjë arsye. Ne kemi parë ndikimin që ka sjellë mbi ekonominë europiane dhe sektorin e energjisë që është shumë i varur nga gazi natyror. Projekti i gazit të lëngshëm natyror në Vlorë mund të sjellë rreth 5 miliardë metër kub gaz në vit. Reformat në Shqipëri po funksionojnë, Është thelbësore heqja e ndikimit kriminal apo politik në ekonomi. Ka aq shumë talent dhe mundësi që nuk është prekur ende këtu. Diçka është duke ndodhur. Në vendet e tjera ku kam shërbyer, mund të ndjesh kur diçka po ndodhte. Mendoj që tanimë për shkak të ndikimit në ekonomitë tona dhe që ka buruar nga ajo që po bëjnë rusët, ka pak shkurajim. Por, ju them që në bazë të përvojës time, diçka po ndodh në ajër në Shqipëri. Këtu ka mundësi. Nëse nuk do e ndjenit këtu, nuk do të ishit këtu.  Të jemi seriozë për identifikimin e pengesave gjatë ardhjes së investimeve amerikane për të lehtësuar. Kur gjykatat të jenë të pastra, do kemi investime amerikane në Shqipëri. Kur investitorët të kuptojnë që rregullat të zbatohen njësoj për të gjithë.

 

yuri kim dhoma amerikane e tregtise

Sondazh

Poll