Politike

Pampuri përplaset me Manastirliun: Ju doni të fshini historinë tuaj. Deputetja: Sistemi shëndetësor është në kolaps

Gjatë seancës së sotme, deputetja me ministren debatuan për barnat, për vaksinën e Covid si dhe për mbështetjen e pacientave të HIV/AIDS.

17 Nëntor 2022, 20:37 Nga I.A
Pampuri përplaset me Manastirliun: Ju doni të fshini historinë
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Deputetja demokrate Oriola Pampuri është përplasur gjatë seancës së sotme të Kuvendit me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Gjatë seancës së sotme, deputetja me ministren debatuan për barnat, për vaksinën e Covid si dhe për mbështetjen e pacientave të HIV/AIDS. Manastiliu, gjatw fjalës së saj në Kuvend se qeveria do të garantojë vaksinat e reja anticovid, të cilat përfshijnë dhe nënvariantet e reja.

Margariti: Nëpërmjet amendimit të marrëveshjes me kompaninë Pfizer, duke mos pasur asnjë efekt financiar, por duke u bazuar tashmë në doza të cilat ne i kemi të financuara me buxhetin e këtij viti, të mundemi që duke ndryshuar skedulimin apo kalendarin e mbërritjes së dozave të vaksinave të adaptuara sipas varianteve të reja, BA1, BA4/5, të mundemi që të kemi këto vaksina të adaptuara, në Shqipëri brenda muajit nëntor. Shqipëria ka një mbulesë vaksinale me të njëjtat nivele me Serbinë dhe më të lartë se Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina dhe se Mali i Zi. Ne jemi duke realizuar një vaksinim të kombinuar në të gjithë qendrat shëndetësore. Vaksinohet falas jo vetëm kundër Covidit, por edhe kundër gripit të stinës dhe deri tani janë kryer mbi 150 mijë vaksinime kundër gripit Këto nuk janë histori por këto janë të vërteta. Ju doni që të fshini historinë tuaj, por historia nuk fshihet. Ne duhet që të mësojmë nga historia dhe të mos përsërisim gabimet.

Pampuri: Ministre nuk ju ndërhyva, Sa i përkët HIV/AIDS, pacientët atëhere merrnin mbështetje. Sa i përket sistemit të fotë, sistemi i fortë është graniti. Dhe sistemi shëndetësor është në kolaps, këtë e kanë treguar ikjet nga vendi.

oriola pampuri ogerta manastirliu

Sondazh

Poll