Sport

DUKURIA/ Senegali, e vetmja kombëtare në Botëror me 100% lojtarë ‘emigrantë’...

Kombëtarja e ‘Tre Luanëve’, me vetëm një përjashtum, është e përbërë nga lojtarë të Premier League, e cila është liga më konkurruese në botë.

17 Nëntor 2022, 15:33 Nga DOSJA

DUKURIA/ Senegali, e vetmja kombëtare në Botëror me 100%

KATAR - Senegali është i vetmi nga 32 ekipet kombëtare pjesëmarrëse në finalet e këtij Botërori që ka të gjithë lojtarët e tij të thirrur nga jashtë vendit. Vetëm shpërndarja e tyre ka ndryshuar, krahasuar me kombëtaren e vitit 2002, që arriti në çerekfinale: më pas grupi i drejtuar nga Bruno Metsu, kishte 21 lojtarë nga 23 që luanin në Francë, një në Marok dhe vetëm një ishte përfaqësuesi i ligës vendase: portieri i tretë Kalidou Cissokho i Jeanne d'Arc. 

Tashmë në vitin 2018 numri i lojtarëve senegalezë që luanin në Ligue 1 ra ndjeshëm, vetëm 7 u bë një skuadre më heterogjene, mes Belgjikës dhe Anglisë. Italisë, Turqisë, Gjermanisë dhe madje edhe Guinea. Edhe atëherë, zero lojtarë nga të shtëpisë. Në ekipin aktual, midis 26 lojtarëve të kombëtares së Senegalit, Anglia është më e përfaqësuar me 10 futbollistë, e ndjekur nga Franca me 6, Spanja me 3...

Ana tjetër e medaljes përfaqësohet nga Arabia Saudite dhe Katari: të 26 lojtarët e përzgjedhur nga kombëtaret e tyre luajnë në shtëpi. Këtu hyjnë në lojë rregulloret e federatave përkatëse, të cilat pengojnë efektivisht largimin e lojtarëve të tyre jashtë vendin. 

Diskursi i Anglisë është i ndryshëm, me vetëm një lojtar që luan jashtë (Bellingham) i cili, për më tepër, po përpiqet të rikthejë. Kombëtarja e ‘Tre Luanëve’, me vetëm një përjashtum, është e përbërë nga lojtarë të Premier League, e cila është liga më konkurruese në botë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll