Aktualitet

Shtohen akuzat ndaj Alqi Bllakos, zbulohen e-mailet private të ish-deputetit të PS-së

Nga kontrolli i kompjuterit personal të ish-deputetit socialist është konstatuar se ai kishte shkëmbyer email-e të vazhdueshme me drejtuesit e incineratorit të Elbasanit ç'ka sipas SPAK vërteton njohjen mes tyre.

17 Nëntor 2022, 14:31 Nga e.k
Shtohen akuzat ndaj Alqi Bllakos, zbulohen e-mailet private të
Alqi Bllako

TIRANË- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbuluar emaile private të ish-deputetit Alqi Bllako me drejtuesit e Innceneratorit të Elbasanit duke ngritur dhe një tjetër akuzë ndaj tij. Avokatët e Bllakos janë njohur ditën e sotme me akuzën e re të ngritur ndaj klientit të tyre atë të shpërdorimit të detyrës për inceneratorin e Elbasanit. 

Sipas Balkanweb duke iu referuar burimeve brenda SPAK bëhet me dije se rezulton që vendimi i Bashkisë së Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore, rezulton të jetë përpiluar nga një punonjëse e ministrisë së mjedisit e identifikuar me inicialet A.TH., e cila ia ka dërguar Alqi Bllakos me detyrë sekretar i ministrisë. Më tej Bllako e ka kaluar këtë email në adresën e tij private dhe ia ka dërguar dy personave të tjerë.

Nga kontrolli i kompjuterit personal të ish-deputetit socialist është konstatuar se ai kishte shkëmbyer email-e të vazhdueshme me drejtuesit e incineratorit të Elbasanit ç'ka sipas SPAK vërteton njohjen mes tyre.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore.

alqi bllako ne spak alqi bllako

Sondazh

Poll