Politike

Raporti i KE për integrimin europian, Xhaçka: Nuk e shoh si një fletë lavdërimi, rekomandimet janë plan pune

Xhaçka deklaron se vlerësimi nuk do shihet si fletë lavdërimi por si motiv për të vijuar më tej në punën e tyre.

17 Nëntor 2022, 12:53 Nga A.B
Raporti i KE për integrimin europian, Xhaçka: Nuk e shoh si një
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja Olta Xhaçka e konsideron raportin e KE për integrimin europian si plan pune për Qeverinë. Në foltoren e Kuvendit, ministrja u shpreh se raporti është konfirmim i punës së madhe që ka bërë Qeveria për të çuar përpara integrimin europian. Mirëpo, ajo shton se vlerësimi nuk do shihet si fletë lavdërimi por si motiv për të vijuar më tej në punën e tyre.

'Raporti 2022 i KE, konfirmim i punës së madhe që kemi bërë për të çuar përpara integrimin evropian. Raporti konfirmon vijimin e përmbushjes të kritereve për hapjen formale të bisedimeve. Qeveria nuk e humbi fokusin në agjendën e BE, pavarësisht sfidës së trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë. Grupkapitujt themelorë, Shqipëria kryeson në rajon me një nivel përgatitje të moderuar. Funksionimi i gjyqësorit, kemi kaluar vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë. Vlerëzimi pozitiv i KE shtrihet në çdo fushë, duke theksuar një progres të vazhdueshëm. Vlerësimi më i lartë vjen në fushën e marrëdhënieve me jashtë, sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria vlerësohet si një partner aktiv dhe i besueshëm i BE. Vlerësohet përkushtimi që kemi treguar në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit proaktiv rajonal.

Sistemi gjyqësor shqiptar ka arritur një nivel mesatar përgatitje, vlerësim më i mirë se viti i kaluar. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë vazhdon, ka progres të përgjithshëm të mirë. Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitje.  Përparim edhe tek prokurimet publike, kemi ngritur një sistem elektronik të ankesave dhe apelimeve. Lufta kundër krimit të organizuar, progres në plotësimin e rekomandimeve të vitit të kaluar

Identifikimi i sfidave është në natyrën e këtij dokumenti. Vendet që kanë avancuar para nesh, mangësitë e identifikuara tek ata janë edhe më të mëdha se tonat. Mangësitë e identifikuara duhen lexuar në kontekstin e vlerësimit të përgjithshëm të progresit. Krenare për arritjet e vlerësimet që përmend raporti, por nuk e shoh si një fletë lavdërimi. Rekomandimet e KE po kthehen në një plan pune për qeverinë. Siç e dini jemi në procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025. Masat legjislative dhe zbatuese që do të ndërmerren, do të bazohen tek rekomandimet e Komisionit.'-tha Xhaçka.

olta xhacka seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll