Aktualitet

SPAK në operacion për tjetërsimin e pronave në Lezhë, ndalohen zyrtarë dhe sekuestrohet sipërfaqe e madhe toke

Tjetërsimi i pronave në qarkun e Lezhës ka dënuar me burgim ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj. Ai dënua përfunidimisht nga Apeli i Shkodrës me 3 vite burg.

17 Nëntor 2022, 10:42 Nga f.g
SPAK në operacion për tjetërsimin e pronave në Lezhë,
Foto ilustrim

LEZHE- SPAK është duke zhvilluar një operacion në këto momente në Lezhë, ku janë ndaluar disa zyrtarë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se operacioni lidhet me një çështje të tjetërsimit të pronave në bregdet, ku është sekuestruar edhe një sipërfaqe e madhe toke.

Tjetërsimi i pronave në qarkun e Lezhës ka dënuar me burgim ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj. Ai dënua përfunidimisht nga Apeli i Shkodrës me 3 vite burg. Në total mendohet se abuzimi kap vlerën e 55 milionë eurove pasuri, të marra nga përvetësimi i tokës shtetërore, nga të cilat 13 milionë euro dyshohet se është pasuri e marrë nga grupi i Frrokajt ndërsa 42 milionë euro, u sekuestruan në vitin 2017 dhe i përkasin pasurive të ish-deputetit Arben Ndoka./Dosja.al

operacioni i spak ne lezhe

Sondazh

Poll