Aktualitet

"Duan të na marrin dhe shpirtin ne këta..."/ Banorët e Divjakës nuk dorëzohen, dalin sërish në protestë kundër vendosjes së traut

Punimet për vendosjen e traut janë ndërprerë për shkak të protestës së banorëve.

17 Nëntor 2022, 10:25 Nga a.l
"Duan të na marrin dhe shpirtin ne këta..."/ Banorët e
Qytetarët e Divjakës në protestë

DIVJAKË- Banorët e Divjakës kanë dalë sërish në protestë kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta ku u duhet të paguajnë taksë, saherë që duhet të dalin apo hyjnë në këtë zonë. Kjo është dita e katërt që banorët e zonës bëjnë thirrje që autoritetet të tërhiqen nga ky vendim. Mësohet se edhe ditën e sotme punimet për vendosjen e traut janë ndërprerë për shkak të protestës së banorëve. Këta të fundit shprehen të indidnjuar se vendimi është i jashtëligjshëm, ndërsa bëjnë thirrje që të bashkohen edhe qytetarë të tjerë. 

"Do na marrin shpirtin, do na marrin edhe nga shtëpia do na nxjerrin hajdeni bashkohuni të gjithë këtu", tha një banor. 

"A ka popull këtu, a s'ka popull çfarë është kjo kështu, edhe ajrin do të na marrin këta ne?"

Qeveria parashikohet të vendosë traun ku banorët do t'u duhet të paguajnë taksë saherë dalin nga zona. Për këtë arsye ata paralajmërojnë se do mblidhen sërish në protestë të enjten. Denoncimi për këtë problematikë është bërë nga deputetja e PD-së Ilda Dhora ndërsa vendimin për vendosjen e traut e ka kundërshtuar dhe deputeti i zonës Erion Braçe./ Dosja.al

trau ne divjake

Sondazh

Poll