Politike

'Më fusni në listë'/ Spaho ngre zërin në Kuvend: Alibeu s'më përfaqëson, është bërë paterica e Ramës

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i bëri të ditur se është në listë. 

17 Nëntor 2022, 10:47 Nga A.B
'Më fusni në listë'/ Spaho ngre zërin në
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho kishte rezerva për faktin se nuk e kanë futur në listën për të folur në Kuvend. Ai përdori termat që tha kryeministri Edi Rama radhën e kaluar në Kuvend. Më pas, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj i bëri të ditur se është në listë. 

REPLIKAT:

Edmond Spaho: Koha nuk ikën, kohën ta rikthehejë. Unë kam kërkuar që sipas përcaktimeve në rregullore, të diskutoj 10 minuta për Integrimin Europian. Për fat të keq nuk jam vënë në listë, unë jam deputet i pavarur, mua nuk më përfaqëson as Alibeu, as Tabaku, as ju. Për mua Alibeu është paterica e Ramës. Unë kam të drejtë në bazë të Kushtetutës, rregullorja më thotë se kam të drejtë 10 minuta,  për çështjen korruptive historike nuk duhet të flasim, ju lutem të më fusni në listë, se cështja e integrimit europian është e lidhur me korrupsionin tuaj, me pasaportat e arta, me kanabisin.

Ju jeni pa din pa iman, ju jeni bedelat e atij që i mbaron emri me Viç nga Serbia. Sikurse jeni këtu janë dhe disa të tjerë këtu nga kahu jonë, jeni bërë turpi i qytetarëve shqiptarë, e keni përdhosur këtë parlament.

Felaj: Ju jeni përfshirë në listë, kam para listën. Jeni të gjithë të përfshirë në këtë diskutim, se sa kohë ju takon për të folur, lexoni nen 43 pika 3. 

seance plenare 17 nentor 2022 edmond spaho

Sondazh

Poll