Aktualitet

EMRAT+VIDEO/ Aksident në aksin Milot-Thumanë, përplasen dy makina, 4 persona në plagosur

Mësohet se afërsi të fshatit Gjorm, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. 

16 Nëntor 2022, 16:40 Nga I.A
EMRAT+VIDEO/ Aksident në aksin Milot-Thumanë, përplasen dy
Pamje nga aksidenti
 

MILOT- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Thumanë. Mësohet dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. 

Në makinën me targa zviceriane ndodheshin burrë e grua, Nikoll dhe Mrika Tusha të cilën kanë mbetur të plagosur rëndë dhe për këtë arsye janë dërguar në spitalin e Traumës me urgjencë. Ndërkohë që në makinën tjetër kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit Fatjon Gjini dhe pasagjerja Mara Gjin Prenga, të cilët po ashtu janë dërguar në spital.


Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bë4rë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne aksin milot-thumane fatjon gjini nikoll tusha mrika tusha mara gjin prenga

Sondazh

Poll