Aktualitet

Gati 7 orë diskutime, Xhelal Mziu nuk do ta mbylli Komisionin: Nuk ka kuptim mor' vëlla, ç'është kjo?

Në momentin kur kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi kërkoi vazhdimin të hënën në orën 11.00, Mziu nuk ishte dakord. 

16 Nëntor 2022, 15:34 Nga k.m.
Gati 7 orë diskutime, Xhelal Mziu nuk do ta mbylli Komisionin: Nuk ka
Xhelal Mziu dhe Arben Pëllumbi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu nuk e ka dashur mbylljen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, ku po diskutohej për portin e Durrësit. Në momentin kur kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi kërkoi vazhdimin të hënën në orën 11.00, Mziu nuk ishte dakord. 

PJESË NGA DEBATI NË FUND:

Arben Pëllumbi: Kolegë të lutem, të bëj një propozim, pastaj...E ndërpresim dhe e vazhdojmë ditën e hënë në orën 11, flasim dhe votojmë. Për këtë temë prapë. U bë e gjatë. U bënë shumë orë. Njerëz jemi, nuk është se ata janë qënie të mbinatyrshme.

Xhelal Mziu: Jo mor se nuk ka kuptim. Nuk ka kuptim mor vëlla. Ç'është kjo mbyllje kështu? Nuk është normale mor vëlla.

xhelal mziu arben pëllumbi porti i durresit

Sondazh

Poll