Aktualitet

Pedagogët u rikthehen protestave, mblidhen në Shkodër: Nuk jemi tërhequr

Pedagogu tha se për këtë javë janë menduar dy alternativa. Njëra është mbajtja e protestës në Shkodër për shkak dhe të specifikës që ka protesta atje ndërsa alternativa tjetër është dhe vajtja në Kuvendin e Shqipërisë pasi sipas tyre në mbledhjen e shkuar u ishte thënë që mbledhja ishte anuluar por e kishin zhvilluar pas shpinës së tyre. 

16 Nëntor 2022, 15:42 Nga e.k
Pedagogët u rikthehen protestave, mblidhen në Shkodër: Nuk jemi
Aleksandër Petre

TIRANË- Pedagogët pritet t'u rikthehen sërish protestave. Ndonëse prej dy javësh ata vendosen t'u rikthehen auditoreve nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre. Proteasta e radhës pritet që të mbahen në Shkodër brenda kësaj jave. Duke folur për Top Channel pedagogu i Shkencave të Natyrës Aleksandër Petre tha se ata vendosen që të heqin dorë nga bojkoti në mënyrë që të mos u shkaktonin probleme të rinjve në vitin e ri akademik.

 “Ne ndërpremë bojkoti për të mos patur probleme studentët me vitin shkollor, por nuk ndërpremë protestën. Sindikata ka vendosur që një herë në javë, të gjejnë një mënyrë proteste, ose te korpusi, ose  te kryeministria, para Ministrisë së Arsimit, ose fokusi është dhe pranë komisionit parlamentar. Për të mbajtur flakën ose zjarrin e protestën, ndoshta në ato universitete të cilat nuk u përfshin si ai Mjekësisë ose Kamzës”, tha Aleksandër Petre, pedagog Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Pedagogu tha se për këtë javë janë menduar dy alternativa. Njëra është mbajtja e protestës në Shkodër për shkak dhe të specifikës që ka protesta atje ndërsa alternativa tjetër është dhe vajtja në Kuvendin e Shqipërisë pasi sipas tyre në mbledhjen e shkuar u ishte thënë që mbledhja ishte anuluar por e kishin zhvilluar pas shpinës së tyre. 

“Për këtë javë janë dy alternativa. Për shkak të kërkesës së sindikatës së Shkodrës ne mund të shkojmë ta bëjmë protestën kombëtare në Shkodër, për shkak të specifikës që ka protesta atje, ose do të shkojmë komisionit parlamentar dtën e enjte sepse ne ditën që bëmë protestën kombëtare të martën te korpusi duhet të merrnim pjesë në komisionin parlamentar, na u thanë që u anulua, por mbrapa kurrizit komisioni ishte organizuar dhe kishte votuar”, Aleksandër Petre, pedagog Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Pedagët janë shprehur se i kanë vendosur një afat të ri qeverisë, i cili mbaron në muajin shkurt. Nëse deri atëherë kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga qeveria ata do t'i rikthehen sërish bijkotit. Ata kërkojnë një rritje page me 30% në këtë vit dhe 20% vitin që vjen si dhe mbështetje finaciare për kërkimet shkencore dhe invenstime në infrastrukturen universitare.

aleksandër petre protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll