Aktualitet

Në QSUT nuk ka pneumolog, mjekja e vetme për gjithë spitalet emigroi në Gjermani

Nëse gjendja shëndetësore e pacientëve komplikohet atëherë mjeku kërkon me telefon një mjek pneumog nga sanatorium dhe kur të jetë i lirë, pas tre po 4 orësh ai vjen për të vizituar  pacientin që ka shfaqur komplikacionin.

16 Nëntor 2022, 15:27 Nga k.m.

Në QSUT nuk ka pneumolog, mjekja e vetme për gjithë spitalet

Në qendrën më të madhe spitalore  nuk ka një mjek pneumolog  që qëndron çdo ditë këtu. Mjekja pneumologe që ishte ka ikur në Gjermani. Nëse gjendja shëndetësore e pacientëve komplikohet atëherë mjeku kërkon me telefon një mjek pneumog nga sanatorium dhe kur të jetë i lirë, pas tre po 4 orësh ai vjen për të vizituar  pacientin që ka shfaqur komplikacionin.

Dhe kjo konsiderohet zgjidhje në rastin më të mirë, por që në fakt është stres i shtuar jo vetëm për pacientin  dhe familjarët e tij por edhe për vetë ekipin mjekësor që e ndjek në QSUT ,pasi  vonohet fillimi  i trajtimit mjekësor. Këtë e dëshmon rasti më i fundit i një familjari i cili bisedoi me Top Channel  në kërkim të një mjeku pneumolog  i cilit ishte i gatshëm ta sillte edhe privatisht, por kjo nuk lejohej.

Ndërkohë që mjeku pneumolog arrin më shpejt nëse pacienti apo familjari i tij ka  të njohur në radhët e bluzave të bardha, por edhe në këtë rast mjeku penumolog  nuk mund të largohet për të ardhur në QSUT  nëse nuk ka mbaruar vizitat e pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nuk janë të paktë pacientët të cilët vijnë për t’u trajtuar në  klinikat e QSUT dhe  kanë probleme apo trajtohen edhe për probleme në mushkëri. Aq më tepër kur jemi në një situatë post covid  e janë shtuar komplikacionet pacientëve  në mushkëri.

Por nëse mjekja pneumologe më parë ka ekzistuar përse tani  askush nuk e merr mundimin për ta zëvendësuar? Dhe kur mungojnë mjekë në qendrën më të madhe spitalore, nëse largohesh disa kilometra nga Tirana mungesat e mjekëve specialistë janë më të mëdha. Por nëse shikoni në Facebook shëndetësia po lulëzon, ndërkohë që në terren njerëzit  sorollaten sa nga një spital në tjetrin./TopChannel

gjermani qsut

Sondazh

Poll