Aktualitet

Banorët e Bërxullës sërish në protestë, mblidhen para Kryeministrisë: Opozita nuk na ka mbështetur, nuk ndalemi

Banorët kanë kërkuar disa herë takim me kreun e qeverisë për të negocionuar për problemin e tyre por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim prej tij apo dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. 

16 Nëntor 2022, 15:17 Nga e.k
Banorët e Bërxullës sërish në protestë, mblidhen
Bonorët në protestë para Kryeministrisë

TIRANË- Ashtu siç kishin paralajmëruar banorët e Bërxullës shtëpitë e të cilëve preken nga ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar-Fier kanë protestuar ditën e sotme para Kryeministrisë. Duke folur para selisë së qeverisë banorët u shprehen se ndihen të braktisur dhe nga opozita që sipas tyre nuk i ka mbështetur në protestën e tyre. Banorët kanë kërkuar disa herë takim me kreun e qeverisë për të negocionuar për problemin e tyre por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim prej tij apo dhe institucioneve të tjera përgjegjëse. 

“Edhe pushtetarët dhe opozita janë të lidhur të tre palët me koncesionin, marrin fitime, miliara ka për të gjithë, vetëm për popullin nuk ka", tha një banor.

Ata shprehen se ndihen të zhgënjyer nga qeveria, e cila sipas tyre nuk i ka dëgjuar dhe pse protesta e tyre vazhdon prej muajsh. 

“Në kemi pësuar zhgënjim nga çdo parti në pushtet, asnjë parti nuk na ka ardhur që të na japë një shpresë", tha një banor tjetër. 

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata paralajmërojnë bllokimin e rrugës që të çon drejt Rinasit, por kjo tentativë e tyre ka hasur në rezistencën e policisë. Ata shprehen se protesta e tyre nuk do të ndalet deri sa e drejta e tyre të fitojë.

proteste ne berxulle

Sondazh

Poll