Aktualitet

Vrasja e Mariglen Gjonajt për një orë Rolex, Apeli lë në burg Kristjan Cenajn

Pasi apeloi masën e dhënë nga Gjykata e Kurbinit, Cenaj mori të njejtën masë sigurie nga Apeli.

16 Nëntor 2022, 15:40 Nga I.A
Vrasja e Mariglen Gjonajt për një orë Rolex, Apeli lë
Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për autorin e vrasjes së Mariglen Gjonajt, Kristjan Cenaj. Pasi apeloi masën e dhënë nga Gjykata e Kurbinit, Cenaj mori të njejtën masë sigurie nga Apeli. Gjatë seancës së fundit në Gjykatën e Kurbinit, Cenaj mohoi vrasjen e adoleshentit në vitin 2015.

Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti në Aereportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia. 7 vite pasi u zhduk në mënyrë misterioze, policia ka konfirmuar rreth 1 javë më parë se 16-vjeçari, Mariglen Gjonaj është vrarë për t’i marrë disa sende me vlerë. Në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati ka deklaruar se eshtrat e gjetura në Prill të këtij vitit i përkisnin të miturit i cili nga hetimet ka rezultuar se është vrarë nga 30-vjeçari, Kristjan Cenaj. Krimi i rëndë që kreu 30-vjeçari, ndodhi vetëm për t’i marrë viktimës orën Rolex dhe një varëse floriri.

mariglen gjonaj kristjan cenaj

Sondazh

Poll