Aktualitet

VIDEO- Ish-të përndjekurit kujtojnë martirët e lirisë, Ndregjoni: Edhe sot kemi liri të cunguar

Në ceremoni ishin të pranishëm dhe deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi. Ndregjoni hodhi akuza ndaj mazhorancës dhe kryetarit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi  dhe i kërkoi opozitës të mbështesë familjet e ish të përndjekurve politikë

16 Nëntor 2022, 16:17 Nga k.m e.k
VIDEO- Ish-të përndjekurit kujtojnë martirët e lirisë,
Ish-të përndjekurit politik

TIRANË- Isht-të përndjekurit politik janë mbledhur ditën e sotme para monumentit 'Intelektualët e Tiranës' për të përkujtuar Martirët e Lirisë. Ish-të përndjekurit kërkojnë në emër të familjarëve të intelektualëve të pushkatuar që ata të kenë një vend prehje. Sipas Presidentit të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Besim Ndregjoni historia duhet shkruar sipas vendimmarrjen e popullit dhe jo sipas diktatorit.

Në ceremoni ishin të pranishëm dhe deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi. Ndregjoni hodhi akuza ndaj mazhorancës dhe kryetarit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi  dhe i kërkoi opozitës të mbështesë familjet e ish të përndjekurve politikë

“Pas ardhësit e diktatorit nuk lejon të bëhet një parcelë përkujtimore Kombëtare në nderim të mbi 6 mijë të zhdukurve që ka vrarë Enver Hoxha. I bëj thirrje opozitës, e cila është në luftë për kryetarokraci dhe jo në shërbim të popullit që të mbrojnë lirinë dhe historinë e këtyre 6 mijë të zhdukur. I themi ndal Skënder Gjinushit, që na nxjerr diktator me të madh Ramiz Alinë se Enver Hoxhën", tha ai.

besim ndregjoni

Sondazh

Poll