Aktualitet

'Si u ndryshua projekti Thumanë-Kashar'/ Banorët e Bërxullës: Na shitën tek koncensionari

Ata shprehet se projekti është i manipuluar. Kryeplaku i fshatit gjithashtu ka thënë se projekti është manipuluar.

16 Nëntor 2022, 11:59 Nga A.B
'Si u ndryshua projekti Thumanë-Kashar'/ Banorët e
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës, kanë zhvilluar një protestë përballë Kryeministrisë duke kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Ata shprehet se projekti është i manipuluar. Kryeplaku i fshatit gjithashtu ka thënë se projekti është manipuluar.

Nuk ka asnjë leje ndërtimi të dhënë për këtë segment rruge, këtë përgjigje na kanë dhënë. Ndërsa Bashkia e Vorës na thotë kërkesën ia kemi dorëzuar institucioneve përkatëse, por se kush janë këto institucione nuk e morëm vesh. Unë që jam kryeplak fshati nuk kam asnjë dijeni edhe pse kemi dëgjuar në zonë para 5 vitesh që do të zhvillohet një rrugë në këtë segment. Por para 4 vitesh kam kërkuar projekt rruge, por më është thënë që nuk ka projekt sepse ata i ndërrojnë projektet si duan. Bashkia nuk ka asnjë fuqie për ta ndaluar firmën. Projekti i parë , nuk preket banesa, sot ky projekt kërceu ylberin dhe doli këtu. Ta gjejnë ata si e kërcu….Është bërë me një qark të shkurtër. Duke filluar nga njësuar vendore e bashkia… Sot aktualisht preken 20 banesa…Në fshatin tonë shkojnë edhe 70 banesa që preken. Si i bëri këto devijimi shteti. E çoi dhe e përplasi tek fshatarët pa i vënë në dijeni. Ne na kanë shitur tek koncensionari duke manipuluar dhe duke gjetur hallexhiut e shkretë dhe duke i bërë kontrata abuzive i çojnë me noter natën në shtëpi”,  tha kryeplaku.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll