Aktualitet

'Rruga do lyhet me gjak'/ Protesta e banorëve të Bërxullës, qytetari: Vetëm prefekti i Tiranës na ka takuar

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier.

16 Nëntor 2022, 10:55 Nga A.B
'Rruga do lyhet me gjak'/ Protesta e banorëve të
Qytetari

TIRANË- Një prej qytetarëve që preket nga ndërtimi i projektit Thumanë-Kashar-Fier është shprehur për mediat se kryeministri dhe ministrat nuk ka denjuar t'i takojë. Përballë kryeministrisë, banori thotë se do të mbrojnë banesat e tyre dhe nuk do të lejojnë vijimin e projektit që sipas tyre është pa plan.

'Sot që ne flasim, autoriteti kombëtar i zhvillimit është në drejtim të kryeministrit. Ne këkojmë që të dëmshpërblehemi sipas ligjit. Kjo firmë duhet të bënte publike projektin. Shumën sa është, afatin e fillimit dhe përfundimit, nuk ka afat rruge. Sot nuk gjen një tabelë se si do bëhet kjo rrugë. Pa projektin e rrugës, a do ketë mbikalime, ne nuk do ta lemë gjallë. Jam 60 vjeç, as nuk u zhvillova, kur paligjshmëria bëhet kështu, drejtësia duhet të jetë detyrim. Sa nuk është la ajo rrugë me gjak, kryeministri bashkë me ministrin duhet të zbresin në terren. Nuk kam asgjë me firmën se paligjshmërinë e kanë bërë këto. Nuk do e lejojmë rrugën që të bëhet. Protesta e radhës është nesër në Parlament. Do ti vijmë të gjithë atyre që votojnë ligje ditën dhe i shkelin natën. të gjithë ato zotni që ngrejnë kartone, për çfarë i votojnë. Të gjithë mediat botërore duhet ta marrin vesh se çfarë po ndodh këtu. 

Mua vetëm prefekti i Tiranës më ka thirrur. Pres nga ai përgjigje. Nesër jemi në Parlament. Do të publikojmë me video zhvillimin e rrugës dhe si kanë abuzuar firmat. Kërkojmë vlerën e pronës sipas tregut, duam certifikimin e pronave. Duam mbikalime dhe rrugë dytësore. Nuk dimë a do ketë mbikalime apo dykalime.'- u shpreh një prej qytetarëve, që preket nga projekti. 

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.  Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll