Aktualitet

Vranë dhe groposën Eglantina Bucin, Apeli lë në fuqi vendimin me 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin

Faik dhe Shkëlzen Buci akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje e ndodhur 10 vite më parë në Malin me Gropa.

16 Nëntor 2022, 10:43 Nga a.l
Vranë dhe groposën Eglantina Bucin, Apeli lë në fuqi
Faik, Shkëlzen dhe Eglantina Buci

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët akuzohen për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, ngjarje e ndodhur 10 vite më parë në Malin me Gropa. Pas ankimimit të vendimit të Shkallës së Parë, trupa gjykuese e Apelit ka vendosur që të hedhë poshtë pretendimet e të shpallurve fajtorë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2012 dhe u zbardh dy vite më parë, pasi në zonën e njohur si Mali me Gropa u gjet skeleti i groposur që pas ekzaminimit rezultoi se i përkiste Eglantina Bucit. Hetimi zbardhi edhe dinamikën e vrasjes, e cila ka nisur me thirrjen që i vëllai, Shkëlzeni i ka bërë Eglantinës për të konsumuar një kafe. Ata shoqëroheshin nga një shoku i Shkëlzenit. Rrugës për te Mali me Gropa, 23-vjeçarja e kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhet. Në këtë moment, i vëllai nxorri pistoletën dhe e qëlloi me një plumb. Pas 8 vitesh, shoku i Shkëlzenit, një person i cili ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë rrëfeu para hetuesve gjithçka dinte për këtë ngjarje të rëndë. Me dëshminë e tij u arrestua edhe Faiku, ndërsa shoku akuzohet se i ka ndihmuar babë e bir për të vrarë dhe fshehur trupin e vajzës te Mali me Gropa. 

Por si u provua se ishte Eglantina? Eshtrat e skeletit u dërguan për ekzaminim në Kosovë, nga ku u përftua një material gjenetik i përputhshëm me ADN-në e nënës së Eglantinës nga ku u provua se skeleti ishte i të resë. Arsyeja e vrasjes makabre dyshohet se lidhet me mosdakordësinë që babë e bir kishin me largimin pa dëshirë të 23-vjeçares për të jetuar me të dashurin e saj./ Dosja.al

zbardhet vrasja e eglantina bucit

Sondazh

Poll