Aktualitet

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ Biznesmeni dhe zv. Presidenti i FSHF në mesin e personave të arrestuar

Dervishaj është dhe zëvendës president i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

16 Nëntor 2022, 11:24 Nga A.B
Aksioni i SPAK për inceneratorët/ Biznesmeni dhe zv. Presidenti i FSHF
Arben Dervishi

TIRANË- Arben Dervishi është një prej personave të arrestuar nga aksioni i SPAK për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Biznesmeni, është në mesin e 5 personave të arrestuar, ndërsa në kërkim janë shpallur 6 të tjerë. Këta të fundit, dyshohet se ndodhen jashtë Shqipërisë. 

Dervishaj është dhe zëvendës president i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tij ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.

Operacioni është në vijim e sipër dhe po zhvillohen kontroll banesash. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe është ende në vijim.

Aktualisht, në burg për çështjen e inceneratorëve janë: ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

arben dervishi arrestime per inceneratoret

Sondazh

Poll