Aktualitet

Mbushi furgonin me klandestinë/ Arrestohet 18- vjeçari i shpallur në kërkim, babai tentoi të "joshë" policin me 2000 euro (EMRI)

Vihet në pranga Gerald Metallari 18-vjeç, i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni

16 Nëntor 2022, 10:59 Nga a.l
Mbushi furgonin me klandestinë/ Arrestohet 18- vjeçari i shpallur
Operacioni "Tentativa"

KUKËS- Besnik Metallari 53- vjeç është arrestuar sot nga policia në Kukës pasi ishte shpallur në kërkim për thyerje të masës së sigurisë dhe trafikim të emigrantëve të paligjshëm. Policia sqaron se ai gjithashtu ka tentuar të korruptojë policinë me 2000 euro për të mos e arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Kukës/Vijon operacioni policor i koduar "Tentativa", i zhvilluar nga DVP Kukës dhe DVKM Kukës.

Vihet në pranga shtetasi Gerald Metallari 18-vjeç, i shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni, për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit të zhvilluar disa javë më parë, u arrestua në flagrancë babai i 18-vjeçarit, shtetasi Besnik Metallari, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, që të mos kryenin veprimet procedurale. 

Në vijim të operacionit policor të koduar “Tentativa”, të zhvilluar disa javë më parë, nga strukturat e DVP Kukës dhe të DVKM Kukës, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, u bë ndalimi i shtetasit G. M., 18 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", pasi transportonte me një automjet tip furgon, kundrejt fitimit, 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin tetor, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 53 vjeç (babai i 18-vjeçarit), i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprimet procedurale për këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 18- vjecari ne kukes

Sondazh

Poll