Aktualitet

Shkatërrimi i bandës shqiptare që furnizonte Milanon me drogë, zyrtari: Përbëjnë numrin më të lartë të të burgosurve

Ish-nënkryetari i bashkisë së Milanos, tani zëvendës dhe nënkryetar i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese në Dhomë, Riccardo De Corato dha detaje nga operacioni i zhvilluar.

16 Nëntor 2022, 10:55 Nga d.a.
Shkatërrimi i bandës shqiptare që furnizonte Milanon me
Droga e kapur

ITALI- Mëngjesin e djeshëm janë arrestuar 17 persona, mes tyre dhe shqiptarë,  për shitje kokaine dhe heroinë në pyjet e qytetit të Milanos, krahas shfrytëzimit dhe lehtësimit të prostitucionit.

Sipas mediave italiane, ish-nënkryetari i bashkisë së Milanos, tani zëvendës dhe nënkryetar i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese në Dhomë, Riccardo De Corato dha detaje nga operacioni i zhvilluar ku theksoi se shqiptarët mbajnë vendin e dytë në qytet për numrin e të burgosurve.

"Falënderoj policinë e Milanos për hetimin kompleks të kryer që nga viti 2021 dhe që përfundoi me 17 arrestime. Në Lombardi, nga 3574 të burgosur të huaj, 994 vijnë nga vende arabe ndërsa 359 nga Shqipëria, dhe këto dukuri janë vazhdimisht në rritje!"- tha ai.

Agjentët e Policisë së Shtetit arrestuan dhe mbyllën ditën e djeshme në qelitë e San Vittores 17 anëtarë të dy organizatave që po vërshonin me një lumë droge Milanin dhe bashkitë e tij të brendshme. Operacioni u koordinua nga Prokuroria Publike e Milanos dhe ka të bëjë me dy grupe kriminale të përbëra nga shqiptarë dhe marokenë. Akuza ndaj tyre është për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Së fundmi, hetimet e policisë bënë të mundur akuzimin e dy prej të dyshuarve shqiptarë për shfrytëzim dhe ndihmë në prostitucion. Të dy, në fakt, rezultuan se ishin pronarët e shumë lokacioneve, në zonën Lambrate të Milanos dhe në rrugën Provinciale 40 në Carpiano, të cilat ua dhanë me qira shumë prostitutave, duke paguar një "pagesë" mujore për profesion i vetëm i cili shkonte nga 500 deri në një mijë euro.

policia italiane shkatërrohet banda italo-shqiptare riccardo de corato

Sondazh

Poll