Nis edicioni i 25-të i panairit të librit/ 97 stenda, motoja "Jemi të gjithë lexues"
Ashtu si çdo vit edhe ky panair do të mbledhë bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara.
TIRANË- Panairi i Librit ka nisur zyrtarisht ditën e sotme edicionin e tij të 25-të në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Në këtë panair që mban moton "Jemi të gjithë lexues" do të jenë gjithsej 97 stenda dhe më shumë se 100 shtëpi botuese. Çdokush që ka interes mbi librat ka mundësi nga sot deri në datën 20 nëntor të vizitojë apo kryejë blerje të veprave me autorë të ndryshëm kohorë dhe bashkëkohorë.
Ashtu si çdo vit edhe ky panair do të mbledhë bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara. Ngjarja me e madhe letrare e vitit, libra të rinj, autorë, përkthyes, prezantime, konkurse, konferenca etj Mësohet se, në panairin e këtij viti do të ketë edhe një shtëpi botuese italiane. Ajo është “Besa Muci”, e cila kryesisht ka në fokus botimin e letërsisë shqipe në italisht, dhe jo vetëm.
Poashtu të tjerë botues të huaj që do të jenë pjesë e edicionit të 25-të të Panairit të Librit, do të jenë Regione Puglia dhe Junus Emre, me botimet e tyre. Por një panair në kohë krize nuk është gjithmonë një lajm i mirë. Problematika që prin listën e ankesave nga botuesit këtë vit është rritja e çmimit të letrës, po ashtu, problem janë edhe të ardhurat e blerëve, buxhetin e të cilëve, gjithashtu e ka prekur kriza.
Sondazh
Mbushi furgonin me klandestinë/ Arrestohet 18- vjeçari i shpallur në kërkim, babai tentoi të "joshë" policin me 2000 euro (EMRI)
Operacioni "Tentativa" KUKËS- Besnik Metallari 53- vjeç është arrestuar sot nga policia në Kukës pasi ishte shpallur në...
Ndërpritet mësimi/ Tym në shkollën 'Kosova', nxirren fëmijët nga institucioni arsimor
Shkolla Kosova TIRANË- Shkolla “Kosova” në Tiranë ka pezulluar mësimin dhe ka nxjerrë nxënësit jasht&eu...
'Rruga do lyhet me gjak'/ Protesta e banorëve të Bërxullës, qytetari: Vetëm prefekti i Tiranës na ka takuar
Qytetari TIRANË- Një prej qytetarëve që preket nga ndërtimi i projektit Thumanë-Kashar-Fier është shprehur për...
Shkatërrimi i bandës shqiptare që furnizonte Milanon me drogë, zyrtari: Përbëjnë numrin më të lartë të të burgosurve
Droga e kapur ITALI- Mëngjesin e djeshëm janë arrestuar 17 persona, mes tyre dhe shqiptarë, për shitje kokaine dhe heroin&eu...
Sera me kanabis në Berat/ AMP nis hetimet, merren në pyetje policët, dyshohet se kishin dijeni për kanabisin
Sera me kanabis BERAT-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për serën me kanabis të zbuluar në Rërëz të ...
Vranë dhe groposën Eglantina Bucin, Apeli lë në fuqi vendimin me 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin
Faik, Shkëlzen dhe Eglantina Buci TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi dënimin me 50 vite burg pë...
Plagoset 15-vjeçari në Dibër, arrestohet autori, Policia: Gjetëm në mal kallashnikov dhe pushkë
Armet e sekuestruara DIBËR- Autori i plagosjes së 15-vjeçarit në Dibër është arrestuar. Në pranga ka përfund...
'E dhunoi barbarisht'/ Tentoi ta përdhunonte 20-vjeçaren greke, shqiptari ka pasur bashkëpunëtor (DETAJE)
Kledi Sulollari GREQI- Zbardhen zhvillimet në rastin e tentativës për përdhunim të 20-vjeçares në Nicë nga shqipt...
Ra në sy për lëvizjet e dyshimta, një 37-vjeçar shqiptar arrestohet për trafik droge në Greqi
Droga e kapur GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Ierapetrës në kryeqytetin grek për tr...
Banorët e Bërxullës protestojnë përballë kryeministrisë, qytetarët: Do i mbrojmë pronat tona me gjak
Banorja TIRANË- Banorët e Bërxullës protestuan ditën e sotme përballë kryeministrisë për projektin e rrugë...
