Aktualitet

 Sera me kanabis në Berat/ AMP nis hetimet, merren në pyetje policët, dyshohet se kishin dijeni për kanabisin

AMP ka nisur marrjen në pyetje të efektivëve të policisë, pasi ka dyshime se kanë pasur dijeni se në sera përpunohej kanabisi dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal tek drejtuesit e tyre.

16 Nëntor 2022, 10:38 Nga A.B
 Sera me kanabis në Berat/ AMP nis hetimet, merren në pyetje
Sera me kanabis

BERAT-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për serën me kanabis të zbuluar në Rërëz të njësisë administrative Kutalli. AMP ka nisur marrjen në pyetje të efektivëve të policisë, pasi ka dyshime se kanë pasur dijeni se në sera përpunohej kanabisi dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal tek drejtuesit e tyre.

Pritet që në pyetje të merret zinxhiri komandues i policisë së Beratit, si dhe specialistët e policëve të zonës ku ndodheshin serat. 

Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor. Serat ishin të ndara në 4 pjesë,  secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në sera punonin mbi 90 gra, të cilat fillimisht u punësuan për të vjelur ullinj.

Policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. Gratë që ishin marrë peng për të punuar në serë dhe u shoqëruan nga policia si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia. 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli janë lënë në burg.

serat me kanabis ne berat berat

Sondazh

Poll