Aktualitet

Ra në sy për lëvizjet e dyshimta, një 37-vjeçar shqiptar arrestohet për trafik droge në Greqi

Policia kishte marrë disa indikata nga fqinjë të shqiptarit për disa lëvizje të dyshimta në banesën e tij ku shiheshin persona të ndryshëm që hynin e dilnin.Ra në sy për lëvizjet e dyshimta,

16 Nëntor 2022, 10:19 Nga d.a.
Ra në sy për lëvizjet e dyshimta, një 37-vjeçar
Droga e kapur

GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Ierapetrës në kryeqytetin grek për trafik dhe tregti droge pas një hetimi disa ditor.

Sipas mediave greke, policia kishte marrë disa indikata nga fqinjë të shqiptarit për disa lëvizje të dyshimta në banesën e tij ku shiheshin persona të ndryshëm që hynin e dilnin.

Një kontrolli i policisë në shtëpinë ku ai jetonte nxorri në dritë 11 pako me kokainë të cilat u konfiskuan së bashku me 3200 euro nga trafiku i drogës.

policia greke arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll