Aktualitet

Banorët e Bërxullës protestojnë përballë kryeministrisë, qytetarët: Do i mbrojmë pronat tona me gjak

Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.

16 Nëntor 2022, 10:16 Nga A.B
Banorët e Bërxullës protestojnë përballë
Banorja

TIRANË- Banorët e Bërxullës protestuan ditën e sotme përballë kryeministrisë për projektin e rrugës 'Thumanë-Kashar-Fier'. Me pankarta në duar, ata kërkuan takim me kryeministrin Edi Rama.

 'Mbrojmë pronat tona' është thirrja e qytetarëve të cilët vijojnë protestat prej shumë kohësh në zonën e tyre.

'Do i mbrojmë me gjak shtëpitë tona'- thonë atë.

Ata njëzëri me tonë të forta janë shprehur kundër shembjes së banesave të tyre. Sipas tyre bëhet fjalë për 50 banesa që preken nga ky projekt si dhe 30 hektarë tokë. Po ashtu ata pohojnë se nëse ndodh të rimbursohen, duhet të bëhet sipas ligjit.

'Unë që jam kryeplak fshati nuk kam asnjë dijeni. Për këtë kemi dëgjuar para 5 vitesh që do bëhet rrugë. Nuk ka projekt rruge, se ato janë ndryshuar sa herë që u ka dashur qejfi oligarkëve'-tha për mediat kryeplaku i fshatit.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll