Aktualitet

BKH zbarkon në portin e Durrësit, MEGAAKSION, po kërkohet sasi e madhe kokaine

Pas kontrollit që ushtruan një javë më parë, duket se agjentët e BKH-së janë rikthyer në port për të ndjekur një tjetër sinjal të dhënë se në doganë ka hyrë sërish lënë narkotike.

16 Nëntor 2022, 10:12 Nga k.m.
BKH zbarkon në portin e Durrësit, MEGAAKSION, po kërkohet sasi e
Foto ilustruese

TIRANË- Ka një sinjal, ndaj Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar në portin e Durrësit dhe po ushtron kontrolle për kapjen e një dërgese kokaine. Pas kontrollit që ushtruan një javë më parë, duket se agjentët e BKH-së janë rikthyer në port për të ndjekur një tjetër sinjal të dhënë se në doganë ka hyrë sërish lënë narkotike.

Deri më tani po kontrollohen fizikisht të gjitha ngarkesat në kontenier, ndërsa në ndihmë kanë ardhur dhe qentë anti-drogë, por megjithatë deri më tani nuk ka asnjë të dhënë se është gjetur ajo që po kërkohej në konteinerët e "Bana King" të "ZicoCompany". Kontrolli i parë erdhi pas kapjes së 35.5 kg kokainë me 3 nëntor, në ngarkesën me banane, por nuk u zbulua asgjë.

*lajmi po përditësohet me të dhënat në terren

porti i durresit

Sondazh

Poll