Sport

Legjenda iraniane Ali Daei nuk do të jetë në Katar: "I thashë ‘Jo’ ftesës, për t'u qëndruar pranë atyre që protestojnë"…

“Dua të shpreh solidaritetin tim me të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre këto ditë, duke shpresuar për një të ardhme të ndritur për Iranin dhe iranianët,”- ka shkruar ai.

16 Nëntor 2022, 07:28 Nga DOSJA

Legjenda iraniane Ali Daei nuk do të jetë në Katar: "I

IRAN - Legjenda e futbollit iranian, Ali Daei, i cili javët e fundit ishte arrestuar për mbështetje të protestave kundër qeverisë, është ekspozuar edhe një herë duke mbështetur protestat në rrugë dhe duke qëndruar pranë familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të përplasjeve me forcat e rendit. 

“Në këto ditë kur shumica prej nesh nuk jemi mirë, i thashë ‘Jo’ ftesës zyrtare nga FIFA dhe Federata e Futbollit të Katarit, për të marrë pjesë në Botëror me gruan dhe vajzat e mia, - shkruan Daei në instagram, - për të qenë në vendin tim. Dua të shpreh solidaritetin tim me të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre këto ditë, duke shpresuar për një të ardhme të ndritur për Iranin dhe iranianët”.

Legjenda iraniane Ali Daei nuk do të jetë në Katar: "I

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll