Sport

Ekuadori ‘shpëton’ nga CAS-i në Lozanë, por largon futbollistin Bajron Castillo, për t'u mbrojtur nga "sanksionet e padrejta"…

CAS dënoi FEF-në të paguajë një gjobë prej 100.000 frangash zvicerane (100.650 €) sepse "data dhe vendi i lindjes" në pasaportën e Castillos ishin "të pasakta" dhe Ekuadori do ta nisë “me 3 pikë më pak” fushatën kualifikuese për Botërorin 2026.

16 Nëntor 2022, 06:47 Nga DOSJA

Ekuadori ‘shpëton’ nga CAS-i në Lozanë, por largon

EKUADOR - Ekuadori në ndeshjen hapëse, të dielën (20:00) për Kupën e Botës, kundër organizatorëve të Katar, nuk do të ketë mbrojtësin Byron Castillo. Federata e Ekuadorit (FEF) shpjegoi në një deklaratë për shtyp të marten, se donte të mbrohej nga "sanksionet e padrejta", ndaj nuk e ka përfshirë në gjirin e saj 24-vjeçarin që luan në kampionatin meksikan.

“Përballë rrezikut për të vuajtur sërish nga sanksionet e padrejta, Federata e Ekuadorit është e detyruar të mos e përfshijë lojtarin Byron Castillo Segura në listën përfundimtare të kombëtares që i është dorëzuar FIFA-s”, tha ajo në një deklaratë.

I aktivizuar gjatë kualifikimeve të Amerikës së Jugut, Castillo ishte, sipas një vendimi të CAS, i lindur në Kolumbi në vitin 1995. Por drejtësia sportive la në fuqi pjesëmarrjen e Ekuadorit në Kupën e Botës, të kontestuar nga Kili dhe Peruja, me arsyetimin se autoritetet ekuadoriane “e aktivizuan mbrojtësin si qytetar ekuadorian”.

Nga ana tjetër, CAS dënoi FEF-në të paguajë një gjobë prej 100.000 frangash zvicerane (100.650 €) sepse "data dhe vendi i lindjes" që figurojnë në pasaportën e Castillos për regjistrimin e tij në FIFA ishin "të pasakta" dhe ekipi kombëtar do ta nisë “me 3 pikë më pak” fushatën kualifikuese për Botërorin 2026.

Duke denoncuar një vendim "arbitrar" dhe "pa bazë ligjore" të CAS, FEF beson se  "mbjell dyshime në mënyrë të paligjshme për përmbajtjen" e pasaportës së Castillos, e cila "jo vetëm mund të rrezikojë karrierën e futbollistit në ekipin kombëtar në këtë Botëror, por edhe rrezikon pjesëmarrjen e tij në edicionin e ardhshëm.

Mungesa e Castillo-s, i cili ka luajtur tetë ndeshje në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe miqësoret e fundit të Ekuadorit, erdhi si befasi të hënën. Mbrojtësi i krahut ka postuar të martën një foto të kombëtares në llogarinë e tij në Instagram me komentin: “Ejani me besim. Unë vë bast për ju. Ëndrra ime nuk ndalet me kaq, unë qëndroj kundër gjithçkaje”.

Ekuadori ‘shpëton’ nga CAS-i në Lozanë, por largon

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll