Sport

"Mund të kishim ekip më të mirë", Reja ankohet për mungesat e shumta ndaj Italisë, thuajse i dorëzuar: Më intereson loja, jo rezultati

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë nesër në orën 20:45 një ndeshje miqësore me Italinë në stadiumin “Air Albania”.

15 Nëntor 2022, 19:30 Nga DOSJA

"Mund të kishim ekip më të mirë", Reja ankohet

SHQIPËRI- Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë nesër në orën 20:45 një ndeshje miqësore me Italinë në stadiumin “Air Albania”. Në prag të sfidës, trajneri i kombëtares Edy Reja ka dalë në një konferencë për mediat. Ai komentoi rëndësinë e ndeshjes dhe zbuloi pritshmëritë nga skuadra kuqezi.

SKUADRA- Për ne është e rëndësishme që të tregojmë se kjo skuadër po rritet. Ky është një test mjaft i rëndësishëm se do të na japë vlerën e kësaj skuadre. Unë uroj që të bëjmë një hap para në krahasim me ndeshjet e fundit. Më vjen keq për shumë lojtarë që nuk na i lanë klubet, se mund të kishim ekip më konkurrues, por kam të rinj që kanë luajtur në këtë periudhë dhe mund të luajnë. Janë shumë të rinj, janë të 2001-2002, kam një ekip të ri që ka bërë mirë në këtë periudhë. Do të kenë mundësi e do të bëjnë më mirë, mua nuk më intereson shumë rezultati, por paraqitja.

MODULI-Moduli është ai që është, se na ka dhënë më shumë siguri e garanci. Pastaj mund ta modifikojmë gjatë ndeshjes. Kemi lojtarë që mund ta ndërrojmë në ndeshje e sipër, por duke folur me lojtarët, më thonë që ndjehen të sigurt. Pastaj nuk ka pse ta ndërrojmë ndaj Italisë. Ka shumë risi, emrat e rinj nuk janë, mungojnë Cikalleshi e Balaj, që janë lojtarë që na kanë sjellë deri këtu edhe sa i përket rendimentit. Gjimshiti që më shërbente duke njohur vlerën e Italisë në sulm, me eksperiencë ndërkombëtare. Më mungojnë disa, por ata që do të zbresin në fushë do të japin 100% dhe kam besim total”, shprehet Reja.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia reja

Sondazh

Poll