Sport

Dy tentativa për vjedhje banese brenda muajit, bashkëshortja e lojtarit të Juventusit tregon tmerrin: "Isha vetëm me fëmijën"

Aventura të pakëndshme javët e fundit në familjen e Ruganit. Në muajin e fundit, hajdutët kanë tentuar të grabisin dy herë shtëpinë e mbrojtësit të Juventusit në qendër të Torinos.

15 Nëntor 2022, 19:22 Nga DOSJA

Dy tentativa për vjedhje banese brenda muajit, bashkëshortja e

ITALI- Aventura të pakëndshme javët e fundit në familjen e Ruganit. Në muajin e fundit, hajdutët kanë tentuar të grabisin dy herë shtëpinë e mbrojtësit të Juventusit në qendër të Torinos.Michela Persico, partnerja e Daniele Ruganit, ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, në të cilën ajo flet për incidentin parë.

"Isha vetëm në shtëpi me Tommaso-n, djalin tonë 2-vjeçar. Sepse si gjithmonë pas ndeshjeve Daniele qëndron për të fjetur në hotelin e Juventus-it në Continassa. Tommaso kishte temperaturë dhe kështu atë mbrëmje i kërkova atij të mos fikte celularin. Rreth orës 3 të mëngjesit dëgjova derën e shtëpisë të hapej. Menjëherë mendova një surprizë nga Daniele -shpjegoi ajo-.

"Por pak çaste më vonë kuptova se nuk ishte ai. Dikush kishte hyrë brenda në dhomën e ndenjes dhe po lëvizte objektet. Mora menjëherë djalin dhe, duke mos pasur çelësa për t’u mbyllur në dhomën time, i telefonova Danieles që lajmëroi policinë. Megjithatë, hajdutët nuk u larguan dhe kështu që instinktivisht ndeza dritat e shtëpisë. Për fat në atë moment ata u larguan me vrap. Dhe pak më pas mbërriti policia”.

Partnerja e mbrojtësit të Juventusit rrëfeu më pas se si ndodhi episodi i fundit në ndeshjen Verona-Juventus më 10 nëntor: “Policia na këshilloi të vendosnim kamera dhe alarme të teknologjisë së fundit, sepse duke pasur parasysh gjurmët që kishin lënë hajdutët, ekzistonte rreziku që ata të ktheheshin. Isha gjithmonë vetëm në shtëpi me djalin tim. Madje koha ka qenë pak a shumë e njëjtë, rreth orës 3 të mëngjesit. Megjithatë, kësaj radhe sapo kanë tentuar të futen brenda, alarmi ra dhe ata u larguan. Por prapë nuk ishte e këndshme".

E.Ç (Dosja.al)

rugani juventus

Sondazh

Poll