Sport

Klimë sureale te Portuglia, Ronaldon nuk e do më askush! Pas gjestit të Bruno Fernandes, Cancelo i shmanget përqafimit (video)

Futbollisti i Manchester City-t, shfaqet nervoz dhe as ndërhyrja e kapitenit të kombëtares së tij nuk shërbeu për të qetësuar lojtarin e mbrojtësin, i cili shmangu përpjekjen e Ronaldos për t'u përqafuar.

15 Nëntor 2022, 19:11 Nga DOSJA

Klimë sureale te Portuglia, Ronaldon nuk e do më askush! Pas gjestit

PORTUGALI- “Përqendrim total dhe absolut. Grupi është i bashkuar, drejt një objektivi të vetëm: realizimi i ëndrrës së të gjithë portugezëve.” Nëpërmjet këtij postimi, të publikuar menjëherë pas mbërritjes Katar, Ronaldo u përpoq të zhvendoste vëmendjen e mediave nga zhurma pas intervistës.

Megjithatë, përpjekja duket se nuk ka pasur sukses të përsosur, në orët e para të përgatitjes përfaqësuesja luzitane u karakterizua nga disa episode që përfshinin vetë Ronaldon dhe disa shokë skuadre. Bruno Fernandes dhe Joao Cancelo. Me mesfushorin e Man.United bëri bujë ai takim i ftohtë. I mbuluar me mister është gjithashtu momenti me Cancelon gjatë seancës stërvitore

Futbollisti i Manchester City-t, shfaqet nervoz dhe as ndërhyrja e kapitenit të kombëtares së tij nuk shërbeu për të qetësuar lojtarin e mbrojtësin, i cili shmangu përpjekjen e Ronaldos për t'u përqafuar.

Diçka është e sigurtë, kjo nuk është klima që Fernando Santos shpresonte të shihte nëntë ditë pas ndeshjes së parë kundër Ganës. Portugalia zhgënjeu në dy evenimentet e fundit si Botërori Rusi 2018, eleminuar nga Uruguaji në raundin e 1/16-të dhe në Euro 2020 në po të njëjtën raund u eleminua nga Belgjika.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo portugalia

Sondazh

Poll