Sport

“Katar 2022”/ Për Leo Messin, Franca, Brazili dhe Anglia, janë "pak më lart"…

Në kërkim të fitores së Kupës së Botës, argjentinasi Lionel Messi beson se Franca, Brazili dhe Anglia, spikasin para fillimit të kompeticionit të dielën.

16 Nëntor 2022, 07:13 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Për Leo Messin, Franca, Brazili dhe Anglia,

ARGJENTINE - Për argjentinasin Lionel Messi, i cili do të tentojë të fitojë Botërorin e tij të parë në Katar, Brazili, Franca dhe Anglia, janë "pak mbi pjesën tjetër" të skuadrave të përfshira në turneun që do të nisë të dielën.

Në një intervistë të publikuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” bën thirrje për përmbajtje ndaj ambicieve të ‘albicelestëve’. Fituese e dyfishtë e Kupës së Botës (1978, 1986), Argjentina fitoi edicionin e fundit të ‘Copa America’ vitin e kaluar dhe ka mbetur e pamposhtur që nga korriku 2019.

“Jemi plot shpresa, kemi një ekip shumë të mire, i cili është shumë i motivuar, por duhet të arrijmë pak nga pak. E dimë që grupet në Botëror nuk janë të lehta”,- thotë kapiteni i ‘albicelestëve’, aktualisht lojtar i PSG-së.

Argjentina do të nisë turneun e saj kundër Arabisë Saudite të martën, më 22 nëntor, përpara se të takohet me Meksikën më 26 nëntor dhe më pas me Poloninë më 30 nëntor, në Grupin C.

“Katar 2022”/ Për Leo Messin, Franca, Brazili dhe Anglia,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll