Sport

"Futbollistët shqiptarë të aftë, ndryshe nuk do luanin në Serie A", Mancini, elozhe Kombëtares kuqezi: Janë të fortë kur luajnë në shtëpi

Italia do të luajë nesër ndaj Shqipërisë në 'Air Albania' në një miqësore që po pritet shumë nga tifozët.

15 Nëntor 2022, 20:49 Nga DOSJA

"Futbollistët shqiptarë të aftë, ndryshe nuk do luanin

TIRANË- Italia do të luajë nesër ndaj Shqipërisë në 'Air Albania' në një miqësore që po pritet shumë nga tifozët. Pas konferencës së Edy Reja-s, foli edhe trajneri i Italisë Roberto Mancini.Ai është shprehur se nuk kanë ardhur për pushime në Shqipëri dhe se nuk do të jetë ndeshje aq e lehtë pasi Shqipëria nuk është aq e dobët kur luan në shtëpi.

SHQIPËRIA- Nuk është se vijmë për pushime, por për të bërë një ndeshje të mirë, duke e ditur se ka vështirësi, se Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është aq e dobët. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shohim se si shkon. Shqiptarët në Itali janë të gjithë të aftë se ndryshe nuk do të luanin në Itali. Është e vështirë që një lojtar që luan në Itali të jetë mesatar, janë të gjithë të aftë, ndaj luajnë në Kombëtare.

MODULI- Nuk e di se cili modul është më i mirë, varet nga lojtarët në dispozicion. Ne kemi ndryshuar në ndeshjet e fundit për të parë nëse ishte sistem që mund të na jepte avantazhe apo jo. Lojtarët tanë i kanë luajtur të gjitha, ndaj janë të aftë të bëjnë të gjitha. Kemi dy ndeshje, do të provojmë disa gjëra të reja se janë miqësore.

FUTBOLLISTËT SHQIPTARË- Lojtarët shqiptarë i njoh mjaftueshëm se njoh lojtarët që luajnë në Itali. Herën e fundit që kam qenë këtu, kam qenë me U21, por është një kënaqësi që vij në Shqipëri dhe njoh të gjithë lojtarët që luajnë në Itali dhe të tjerë që luajnë në Europë.

E.Ç (Dosja.al)

italia mancini shqiperia

Sondazh

Poll