Sport

Juventusi 'shpërblen' Allegrin, përzgjidhet ‘Trajneri më i mirë’ i muajit nëntor në Serie A

Të martën, një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive, i dha teknikut të ‘Zonjës së Vjetër’ çmimin për trajnerin e muajit në Serinë A. Trajneri i Juventusit arriti 3 suksese radhazi kundër Interit (2-0), Lazios (3-0) dhe Veronas (1-0).

15 Nëntor 2022, 18:24 Nga DOSJA

Juventusi 'shpërblen' Allegrin, përzgjidhet ‘Trajneri

ITALI - Juventusi e ka përfunduar në mënyrë perfekte gjysmën e parë të sezonit. Me tre suksese radhazi në po aq ndeshje: kundër Interit (2-0), Hellas Veronës (1-0) dhe Lazios (3-0), djemtë e Massimiliano Allegrit janë ngjitur në vendin e tretë në kampionat. 

Ndaj me të drejtë trajneri është shpërblyer nga dinamika e ekipit të tij, duke u shpallur trajneri i muajit nëntor në Serinë A. Juria përbëhej nga drejtorë të gazetave sportive.

Një kthesë që pason disa muaj të komplikuar në krye të Juventusit: trajneri 55-vjeçar, i cili u rikthye në maj të 2021-shit, ishte nën presion në shtator dhe tetor për shkak të rezultateve të dobëta në kampionat, por veçanërisht në Champions League, ku klubi torinez me tre pikë nuk arriti të kualifikohej në fazën e 16-të.

Juventusi 'shpërblen' Allegrin, përzgjidhet ‘Trajneri

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll