Bota

Sulmi rus në Poloni, Stoltenberg: Po monitorojmë situatën, faktet duhen vërtetuar

Me anë të një postimi në Twitter, Stoltenberg shkruan se NATO po monitoron situatën nga afër dhe se është e rëndësishme që të gjitha faktet të merren parasysh.

15 Nëntor 2022, 22:26 Nga I.A
Sulmi rus në Poloni, Stoltenberg: Po monitorojmë situatën, faktet
Jens Stoltenberg

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka folur me presidentin polak dhe ka shprehur ngushëllimet e tij në lidhje me sulmin e raketave ruse. Me anë të një postimi në Twitter, Stoltenberg shkruan se NATO po monitoron situatën nga afër dhe se është e rëndësishme që të gjitha faktet të merren parasysh. 

“Fola me presidentin e Polonisë, Duda, për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetës. NATO po e monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, shkruan Stoltenberg.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.

nato jens stoltenberg raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll