Bota

Sulmi në kufirin polak, Ministria ruse: Provokime, nuk kemi sulmuar ne

The Guardian shkruan se në një deklaratë në Telegram, ka theksuar se mbetjet e publikuara nga mediat nuk janë nga raketat ruse dhe se nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse. 

15 Nëntor 2022, 21:15 Nga I.A
Sulmi në kufirin polak, Ministria ruse: Provokime, nuk kemi sulmuar ne
Foto Ilustruese

RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë mohoi se raketat e saj kaluan në Poloni, duke i quajtur raportet një provokim të qëllimshëm. The Guardian shkruan se në një deklaratë në Telegram, ka theksuar se mbetjet e publikuara nga mediat nuk janë nga raketat ruse dhe se nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse. 

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przeëodóë janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake nuk u krye nga raketat ruse. Mbetjet e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëodóë nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagimin e Ministrisë ruse.

Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e sotme një fermë në Przewodóë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtarë i NATO-s dhe si i tillë në rast sulmi mbrohet nga Aleanca. Shpërthimi ka vënë në alarm jo vetëm Poloninë por dhe vendet fqinje si Lituania, e cila po ashtu është vend anëtar i NATO-s. Kryeministri polak ka thërritur menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të marrë masa të menjëhershme në bazë te rregullores së Aleancës së Atlantikut të Veriut.

lufta ukraine-rusi raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll